fbpx
Regjistri elektronik kombetar

Regjistri Elektronik Kombetar per te Huajt miratohet edhe nga qeveria shqiptare. Ne zbatim te ligjit nr. 79/2021 “Per te huajt” Autoritetet shteterore pergjegjese per trajtimin e te huajve kane te drejte te mbledhin dhe administrojne te dhena per te huajt ne menyre qe ti vene ato ne dispozicion te organeve te drejtesise, organeve te sigurise kombetare, autoriteteve per refugjatet dhe autoriteteve rajonale, qe kane te bejne me te huajt dhe qe jane te interesuar ne kete fushe.

Si rrjedhoje e te drejtes se autoriteteve per te mbledhur dhe administruar te dhena mbi te huajt, se fundmi eshte miratuar VKM Nr. 857 date 29.12.2021 “Per ngritjen dhe funksionimin e Regjistrit Elektronik Kombetar per te Huajt (REKH) ne Republiken e Shqiperise”.

  1. Cfare eshte REKH?

REKH eshte nje baze te dhenash shteterore, qe permban te dhena per te huajt, te cilet hyjne ose synojne te hyjne ne Republiken e Shqiperise, me qellim qendrimin, kalimin tranzit, punesimin, studimin, si dhe daljen nga Republika e Shqiperise.

Regjistri Elektronik Kombetar

Ky regjister elektronik perbehet nga 5 (pese) module kryesore:

  • Moduli i kontrollit kufitar, i cili permban te dhena te pasqyruara dhe te kontrolluara nga Departamenti per Kufirin dhe Migracionin mbi hyrjet dhe daljet nga territori i Republikes se Shqiperise;
  • Moduli i vizave, i cili permban te dhena te pasqyruara dhe te kontrolluara nga Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme mbi te huajt qe jane te pajisur me llojet e vizave te parashikuara nga legjislacioni shqiptar;
  • Moduli i lejeve unike dhe i lejeve te qendrimit, i cili permban te dhena te pasqyruara dhe te kontrolluara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit dhe Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive, i cili permban te dhena mbi te gjithe shtetasit e huaj rezident ne Shqiperi;
  • Moduli i trajtimit te te huajve me qendrim te parregullt ne territor, i cili permban te dhena te pasqyruara dhe te kontrolluara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit;
  • Moduli i dokumenteve te identifikimit e te udhetimit per te huajt, i cili permban kopjet e ketyre dokumenteve, te perdorura nga i huaji per hyrjen ne Republiken e Shqiperise dhe identifikimin e tij.

Normalisht qe te dhenat ne kete Regjister do te trajtohen ne baze te ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale dhe do te vihen ne dispozicion te autoriteteve perkatese vetem ne raste te domosdoshme dhe per nje afat kohor te kufizuar. Vlen te theksohet se administrimi i te dhenave te regjistrit do te behet nga struktura pergjegjese per menaxhimin e informacionit e mbrojtjen e te dhenave ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ndersa administrimi teknik i infrastruktures se sistemit behet nga Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit (AKSHI).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *