fbpx
Sekreti tregetar

Se fundmi ligji qe ka pesuar ndryshime eshte ai per Pronesine Industriale, dhe tashme pjese e saj eshte edhe sekreti tregetar. Miratimi i ligjit Nr. 96 date 07.07.2021 u sollen disa risi qe kishin si qellim perforcimin e mbrojtjes se objekteve te pronesise industriale. Me poshte ju veme ne dijeni te risive qe ka sjelle azhornimi i ketij ligji.

Se pari, me ndryshimet e reja, si objekt i pronesise industriale jane tashme edhe emertimet e origjines. “Emertim origjine” quhet emri qe identifikon nje produkt:

  • qe e ka origjinen nga nje vend specifik, rajon apo, ne raste te vecanta, nje shtet;
  • cilesite ose karakteristikat e te cilit vijne, ekskluzivisht ose esencialisht, si rezultat i nje mjedisi gjeografik te vecante, qe perfshin faktoret natyrore dhe njerezore, te trasheguar nga ky mjedis;
  • hapat per prodhimin e te cilit realizohen ne zonen e percaktuar gjeografike.

Ne rastin kur refuzohet aplikimi per dhenien e patentes ose ne rast se refuzohet kerkesa per kundershtimin e patentes kunder vedimit te bordit te apelimit mund te behet ankim ne gjykate brenda 45 diteve.

  1. Sekreti tregetar

sekreti tregetar

Risia me interesante qe ka sjelle ky ligj eshte fakti qe ne pronesine industriale tashme jane perfshire edhe sekretet tregetare. Por cfare jane sekretet tregetare?

Sekreti tregetar eshte ai lloj informacioni i cili ka vlere tregetare dhe nuk eshte gjeresisht i njohur ose lehtesisht i aksesueshem per personat qe pergjithesisht merren me llojin e informacionit ne fjale.

Pra, qellimi kryesor i perfshirjes se sekretit tregetar ne pronesine industriale eshte mbrojtja kundrejt pervetesimit, perdorimit dhe berjes publike ne menyre te paligshme te sekretit tregetar. Ne kete ligj percaktohen gjithashtu edhe masat, procedurat e mjetet juridike, qe zbatohen per te siguruar mbrojtjen e te drejtave te sekretit tregtar dhe mundesine e kompensimit civil kundrejt pervetesimit, perdorimit dhe berjes publike ne menyre te paligjshme te sekretit tregtar.

Kjo do te thote qe sekreti tregtar mbrohet ne cdo lloj rasti, edhe kur ne gjykate eshte ngritur nje padi ne lidhje me shkeljen e te drejtes se sekretit tregetar, palet ne gjyq te cilet vihen ne dijeni te informacionit qe eshte sekret tregetar kane detyrimin te mos e bejne publik kete informacion edhe pas perfundimit te procesit gjyqesor.

Nje tjeter ndryshim i sjelle nga ky ligj ka lidhje me dizenjon industriale, ku elementi i risise dhe karakterit individual te kesaj te fundit do te shqyrtohen nga DPPI ne vijim te publikimit te dizenjos vetem ne rast te depozitimit te nje kerkese per kundershtim ose shfuqizim nga pale te treta.

  1. SAPI dhe ISHMT

Ne vijimesi te ndryshimeve, me ane te ketij ligji jane krijuar dhe dy organe te reja ne funksion te mbrojtjes se objekteve te pronesise industriale. Keto organe jane:

  • Sistemi i Administrimit te Pronesise Industriale (SAPI)
  • Inspektoriati Shteteror i Mbikqyrjes se Tregut (ISHMT)

Drejtoria e Pergjithshme e Pronesise Industriale tashme ka krijuar dhe administron bazen e te dhenave shteterore per Sistemin e Administrimit te Pronesise Industriale. SAPI eshte mjeti elektronik, perfshire edhe bazen e te dhenave, per administrimin e objekteve te pronesise industriale. Ai perfaqeson regjistrin unik qe mbledh e perpunon te dhenat e objekteve te pronesise industriale, duke perfshire te gjitha kerkesat e lidhura me objektet e pronesise industriale te depozituara nga individe apo subjekte vendase apo te huaja ne Republiken e Shqiperise, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi per pronesine industriale.

Inspektorati Shteteror i Mbikeqyrjes se Tregut (ISHMT) eshte  pergjegjes per te monitoruar e garantuar respektimin e te drejtave te pronesise industriale kur ekzistojne shkaqe te arsyeshme dyshimi se nje e drejte e pronesise industriale eshte shkelur nga mallrat, te cilat jane vendosur ne treg dhe jane ne sherbim apo perdorim ne territorin e Republikes se Shqiperise, pas çlirimit ne qarkullim te lire nga autoritetet doganore.  Ky organ vepron ex-officio ose mbi bazen e kerkese-ankeses per inspektim te mbajtesit te se drejtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 × 1 =