fbpx
Rregjistrimi i pronarit perfitues

Pronaret perfitues, ndryshime ne afate dhe penalitete. Me 1 Mars ka hyre ne fuqi ligji Nr.6/2022 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin Nr. 112/2020 “Per Regjistrin e Pronareve Perfitues” i cili ka sjelle disa ndryshime shume te rendesishme ne lidhje me regjistrimin e pronareve perfitues, afatet dhe penalitetet.

  1. Risi

Nese me pare afati per rregjistrimin e pronareve perfitues dhe regjistrimi i te dhenave te ndryshuara te pronareve perfitues duhej te behej brenda nje periudhe 30 ditore, tashme ky afat ka ndryshuar.

  • Ne rastet e regjistrimit fillestar te pronareve perfitues nga subjektet raportuese, regjistrimi behet njekohesisht me aplikimin per regjistrimin e personit juridik ne regjistrin tregtar. Vlen te theksojme se ne kete rast aplikimi behet ne sportelin fizik te Qendres Kombetare te Biznesit;
  • Ne rastet e refuzimit te aplikimit per regjistrimin fillestar te pronareve perfitues nga subjektet raportuese, qe regjistrohen ne regjistrin tregtar me pronesi indirekte, regjistrimi behet brenda 40 diteve kalendarike nga data e refuzimit te aplikimit;
  • Ne rastet e regjistrimit fillestar te pronareve perfitues nga subjektet raportuese, qe regjistrohen ne regjistrin e organizatave jofitimprurese, regjistrimi behet brenda 40 diteve kalendarike nga data e regjistrimit te subjekteve raportuese si person juridik;
  • Ndersa ne rastin e regjistrimit te ndryshimeve te te dhenave te pronareve perfitues te subjekteve raportuese, regjistrimi behet brenda 90 diteve kalendarike nga data e ndodhjes se ndryshimit faktik.

QKB gjithashtu ka vendosur nje afat 30 ditor per plotesimin e te metave qe behen pengese per regjistrimin fillestar, ndryshimin apo perditesimin e te dhenave.

  1. Penalitete

Ne rastet kur regjistrimi fillestar i pronareve perfitues te shoqerive tregtare dhe Organizatave jofitimprurese nuk kryhet brenda afateve te siperpermendura (afatit 40 ditor), aplikohet nje penalitet ne masen 50 000 Leke.

Ne rast se ky regjistrim nuk kryhet edhe pas 40 ditesh pas perfundimit te afatit fillestar, atehere penaliteti qe aplikohet eshte ne masen 600,000 Leke.

Nr rast se regjistrimi i ndryshimit te te dhenave nuk kryhet brenda 90 ditesh, penaliteti i aplikueshem eshte 400.000 Leke.

KUJDES!!

Ne rast se ndonje nga penalitetet nuk paguhet QKB dhe autotiteti pergjegjes per mbajtjen e Regjistrit te Organizatave jofitimprurese kane te drejte te kthejne statusin e subjektit nga “aktiv” ne “pezulluar” deri ne momentin e pageses se penalitetit dhe kryerjes se regjistrimit te te dhenave perkatese per pronaret perfitues.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *