Deklarata Individuale Vjetore e te Ardhurave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve se fundmi ka risjelle ne vemendje nje detyrim mjaft te rendesishem per individet ne Republiken e Shqiperise te cilet kane te ardhura relativisht te larta. Keta te fundit duhet te dorezojne nje deklarate individuale lidhur me te ardhurat vjetore. Personat e detyruar per dorezimin e kesaj deklarate jane:
- Individet rezidente ne RSH të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.
- Individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.
- Se fundmi kete detyrim e kane edhe individët rezidentë apo jorezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar në më shumë se 1(një) punëdhënës (personat e dypunesuar) pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2.000.000 (dy milionë) lekë.
Kush jane te ardhurat qe duhet te deklarohen
Të ardhurat e tatueshme, të detyrueshme për t’u deklaruar nga individët, subjekt deklarimi, janë:
- Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimi
- Të ardhurat bruto nga dividenti
- Të ardhurat bruto nga qiraja
- Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesi
- Të ardhura bruto nga interesat bankare
- Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme
- Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.
- Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
- Fitimi kapitali nga dhurimi.
- Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
- Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart
KUJDES!
Afati perfundimtar per te dorezuar Deklaraten Individuale Vjetore te te Ardhurave eshte data 30 Prill 2021. Pagesa e diferencës midis Vlerës së Përllogaritur dhe Vlerës së Paguar gjatë vitit, duhet të paguhet me anë të urdhërpagesës përkatëse, brenda kesaj date.
Te gjithe individet qe nuk e permbushin kete detyrim brenda afatit te caktuar do te kene penalitetet si me poshte:
- 5000 Leke – Individe
- 10000 Leke – Biznese