Pandemia Covid-19 solli deme te njepasnjeshme ne cdo fushe te jetes, duke filluar nga shendeti e deri tek ekonomia dhe levizja e lire e njerezve dhe mallrave. Pas disa muajsh tejet te veshtire tashme duket sikur bota ka filluar te rimekembet dhe kjo duket edhe ne faktin se tashme ne shume shtete numri i infeksioneve ka rene ndjeshem gje qe sjell edhe lehtesimin e masave kufizuese.
Nder masat lehtesuese te marra eshte edhe levizja e lire ndremjet shteteve. Nese nje vit me pare as nuk mund te mendonim udhetimin jashte vendit, aktualisht ndodhemi ne nje situate krejt ndryshe. Perpos lehtesirave dhe heqjes se masave shtrenguese te brendshme shume shtete kane vendosur edhe heqjen e barrierave midis tyre duke sjelle keshtu shume lehtesira ne levizjen nga shteti ne shtet.
Se fundmi, me ardhjen e sezonit te veres, shume vende te Bashkimit Europian kane vendosur lejimin e levizjes per motive turistike. Me poshte jane disa nga shtetet te cilet kane lehtesuar masat dhe disa nga kriteret qe duhet te plotesoni per te udhetuar drejt tyre.
Greqi – Per te udhetuar drejt shtetit helen mjafton te jeni paisur me nje test PCR i cili duhet te jete kryer jo me pare se 72 ore perpara nisjes dhe duhet te kete rezultuar negative.
Gjermani – Nese destinacioni juaj eshte Gjermania atehere do duhet te keni me vete nje test PCR negativ ose dhe nje deshmi qe udhetari e ka kaluar semundjen. Nese jeni vaksinuar me nje nga vaksinat e njohura dhe te aprovuara nga EMA atehere mund te udhetoni lirisht drejt shtetit gjerman, pa pasur nevoje per test. Personat qe hyjne ne Republiken Federale te Gjermanise, te cilet kane kaluar ne “zona te kuqe” per nje periudhe kohe brenda 14 diteve para hyrjes, mund t’i nenshtrohen karantines nen urdheresat specifike te leshuara nga shteti federal kompetent.
Para se te filloni udhetimin tuaj, ju lutemi kontrolloni nese keni kaluar kohe ne nje nga keto zona ne 14 ditet e fundit para se te hyni ne Gjermani. Ne kete rast, duhet te prisni qe t’i nenshtroheni karantines. Personat qe hyjne ne Gjermani nga zonat e rrezikut mund te perjashtohen nga detyrimet e karantines nese ata mund te provojne, me ane te nje çertifikate mjekesore, se nuk jane te infektuar me Covid-19. Testi duhet te jete kryer jo me shume se 48 ore para hyrjes
Danimarka – Per te udhetuar drejt Danimarkes duhet te keni me vete nje test PCR negativ te kryer 72 oret e fundit, nje test antigen ose nese jeni vaksinuar mjafton te keni me vete certifikaten qe provon kryerjen e vaksinimit te aprovuar nga EMA (European Medicines Agency).
Spanje – Udhetimi drejt Spanjes kerkon te keni me vete nje test PCR negativ ose te jeni vaksinuar kunder Covid-19.
Turqi – nese kete vere keni vendosur te udhetoni drejt Turqise atehere mjafton te keni me vete rezultatin negativ te tamponit, rapidtestit apo testit PCR.
Pra, kushti kryesor per te udhetuar drejt ketyre shteteve, ne nje kohe kur akoma po perballemi me Covid-19, eshte pasja e nje testi negativ ose te qenit i vaksinuar me nje nga vaksiant e aprovuara nga EMA.
Perpos shteteve te permendura, te cilat si kusht per udhetimin drejt tyre kane kushtet e mesiperme ka edhe shtete te cilat nuk kane asnje kusht per te udhetuar drejt tyre. Pra mjafton te keni nje pasaporte dhe nje bilete dhe mund te udhetoni ne cdo moment drejt shtetevete meposhtme:
- Belgjike
- Austri
- Hollande
- Zvicer
Normalisht qe disa shtete u demtuan mjaft rende nga pandemia Covid-19 dhe nje prej tyre ishte Italia e cila aktualisht nuk lejon levizjen e lire te turisteve. Pra qe turistet te udhetojne drejt Italise duhet te presin edhe disa kohe derisa t’ju lejohet levizja e lire drejt ketij vendi.