fbpx
conversion of the driving livence

Konvertimi i lejes se drejtimit

Nje marreveshje e miratuar midis Keshillit te Ministrave te REPUBLIKES SE SHQIPERISE  dhe Qeverise se REPUBLIKES SE ITALISE ka si qellim kryesor njohjen ne menyre te ndersjelle per qellime konvertimi te lejeve te perhershme te drejtimit qe jane leshuar nga autoritetet kompetente perkatese, ne favor te titullareve te lejeve te drejtimit qe marrin rezidencen ne territorin e tyre.

Po ju paraqesim si me poshte ne menyre te permbledhur disa nga kushtet me kryesore te kesaj marreveshjeje:

  • Nuk mund te konvertohen lejet e drejtimit te perkohshme pasi nuk njihen nga palet. Pra, dokumenti i lejes se drejtimit duhet te jete ne format final.
  • Leja e drejtimit e leshuar nga autoritetet e njeres prej paleve nuk eshte me e vlefshme per qellime qarkullimi ne territorin e pales tjeter pasi ka kaluar 1 vit nga data kur titullari ka marre rezidencen ne territorin e pales tjeter. Kjo do te thote qe i huaji mund te shfrytezoje lejen e tij te drejtimit pa e konvertuar, vetem per nje periudhe kohe 1-vjecare nga data e marrjes se lejes se qendrimit ne Shqiperi. Me pas, duhet te kryhet konvertimi i lejes.
  • Marreveshja eshte e zbatueshme vetem per lejet e drejtimit te leshuara perpara marrjes se rezidences ne territorin e shtetit tjeter.

Kushtet dhe procedura per konvertimin e lejes se drejtimit

 

  • Titullari i lejes se drejtimit qe vendos rezidencen ne territorin e pales tjeter mund ta konvertoje lejen e drejtimit vetem pasi ka mbushur moshen minimale per leshimin e kategorise per te cilin ai kerkon konvertimin dhe pa kryer prova teorike dhe praktike. Perjashtim nga ky rregull bejne situatat e vecanta ku perfshihen drejtuesit me kerkesa te vecanta qe kerkojne pershtatje te automjetit.
  • Titullari i nje leje drejtimi mund te kerkoje konvertimin e lejes se drejtimit, vetem nese eshte resident ne territorin e pales qe do te procedoje me konvertimin, prej me pak se 4 vjetesh ne momentin e paraqitjes se kerkeses per konvertim.
  • Autoritetet pergjegjese per konvertimin mund te kerkojne nje certifikate mjekesore qe verteton gjendjen psikofizike te nevojshme per kategorine e lejes se drejtimit.

  • Gjate procedurave te konvertimit, leja qe do te konvertohet terhiqet nga institucioni kompetent pasi eshte dorezuar leja e re e konvertuar. Nderkohe, leja e vjeter i dorezohet shtetit perkates qe e ka leshuar ate nepermjet kanaleve diplomatike.

Autoriteti pergjegjes

Autoritetet pergjegjese per konvertimin e lejeve te drejtimit jane:

Per Shqiperine – Ministria e Infrastruktures dhe Energjise – Drejtoria e Pergjitshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor https://www.dpshtrr.al\

Per Italine – Ministria e Infrastruktures dhe Mobilitetit– Departamenti i Transportit, Navigacionit, Ceshtjeve te Pergjitshme dhe Personelit.

 

 

Fletorja Zyrtare e Marsit Nr.49.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

− 6 = 1