fbpx
miratohet ligji mbi sigurimin e detyrueshem

Se fundmi miratohet ligji mbi sigurimin e detyrueshem ne sektorin e transportit. Perpos risive qe ka sjelle miratimi i ketij ligji, pasoje e tij eshte dhe shfuqizimi i ligjit te meparshem Nr.10.076/2009. Le te shohim disa nga risite dhe ndryshimet me te rendesishme qe ka sjelle ligji Nr.32/2021.

Nder risite me kryesore qe vlen te permendet ne kete ligj eshte fakti se i ka dhene nje rendesi me te madhe demit jopasuror duke e perkufizuar ate si nje dem biologjik, ekzistencial dhe moral i pesuar nga cenimi i te drejtave dhe interesave jopasurore, qe lidhet me dhimbjet fizike, paaftesine per pune, friken, shemtimin, dhimbjet dhe vuajtjet shpirterore te personit te demtuar dhe familjareve te tij ne rastin e vdekjes se personit ose perkeqesimit te shendetit te tij. Per cdo dem jopasuror caktohen shuma relativisht te medha si demshperblim per personat e demtuar dhe per cdo familjar te tyre.

  1. Detyrimet e perdoruesit te mjetit te transportit

Tashme pronari apo perdoruesi i mjetit te transportit/ lundrues gjate perdorimit te tij, eshte i detyruar te mbaje me vete:

  • Policen e sigurimit ose ndonje prove tjeter te lidhjes se kontrates se sigurimit
  • Raportin Europian te Aksidenteve.

Por cfare eshte Raporti Europian i Aksidenteve?

Ky raport vjen ne formen e nje formulari dhe konsiston ne plotesimin e te dhenave personale te drejtuesve te mjeteve dhe mjeteve te perfshira ne aksident. Pra nese jeni perfshire ne nje aksident me deme materiale deri ne shumen 30.000 leke atehere nuk eshte e nevojshme marrja e nje procesverbali te konstatimit te shkeljes nga Policia Rrugore por mjafton te plotesoni dhe shkembeni Raportin Europian te Aksidenteve dhe me pas ta dorezoni ate se bahsku me kerkesen per demshperblim tek kompania perkatese e sigurimit.

Ky parashikim ka si synim lehtesimin e procedurave per marrjen e demshperblimit dhe smangia e procedurave burokratike te cilat perfshijne Policine Rrugore. Ne kuader te ketyre masave eshte shtuar gjithashtu nje nen i ri i cili parashikon se kerkesat per demshperblim per deme ndaj prones me vlere deri ne 100 000 lekë do te paguhen nga shoqerite e sigurimit brenda 14 diteve kalendarike nga data e paraqitjes se kerkeses per demshperblim.

  1. Sistemi bonus – malus

Sistemi bonus-malus eshte sistemi per percaktimin e nivelit te primit te sigurimit te detyrueshem motorik, bazuar ne historikun e demeve te te siguruarit. Ky sistem eshte nje nga faktoret e riskut, te cilin shoqerite e sigurimit kane te drejte ta zbatojne ne tarifimin e sigurimit te pergjegjesise se te siguruarit te mjetit motorik, per demet e shkaktuara paleve te treta nga perdorimi i ketij mjeti.

Thene me thjeshte, shoqeria e sigurimit eshte e detyruar ti leshoje te siguruarit nje certifikate te historikut te demeve. Mbi bazen e kesaj cerifikate shoqeria e sigurimit do te vendose se sa do te jete vlera qe do te paguhet per kontraten e sigurimit. Pra ne sa me pak aksidente automobilistike te jeni perfshire aq me e ulet do te jete vlera qe do te paguani per kontraten e sigurimit.

 

  1. Ndryshime te tjera

 

  1. Nder ndryshimet kryesore qe solli ligji mbi sigurimin e detyrueshem ne sektorin e transportit eshte fakti qe sigurimi nga pergjegjesia per demet e shkaktuara paleve te treta nga pronari i mjeteve te transportit duhet te mbuloje keto deme pavaresisht se kush ishte drejtues i mjetit.
  2. Ne rast se ndryshon pronesia e mjetit gjate periudhes se sigurimit, te drejtat dhe pergjegjesite qe rrjedhin nga kontrata e sigurimit i kalojnë pronarit te ri i cili brenda 15 ditëve kalendarike, detyrohet te njoftoje shoqerine e sigurimit per ndryshimin e pronesise se mjetit dhe pasqyrimin e ketij ndryshimi ne kontraten e sigurimit.
  3. Tashme drejtuesi i mjetit motorik, i cili hyn ne territorin e Republikes se Shqiperise me nje mjet me regjistrim te huaj, duhet te jete i pajisur me sigurim kufitar te vlefshem ne territorin e Republikes se Shqiperise, qe mbulon periudhën e qendrimit te tij, por jo me pak se 15 dite kalendarike

Pra perpos paisjes me kartonin jeshil dhe dokumentit qe verteton ekzistencen e sigurimit te pergjegjesise ndaj paleve te treta, ne ato raste kur ka nje marreveshje te veçante dypaleshe per mjetet me targe regjistrimi te vendit tjeter nenshkrues te kesaj marreveshjeje duhet edhe sigurimi kufitar i permendur me siper, ne te kundert drejtuesi i mjetit nuk lejohet te hyje ne territorin e Republikes se Shqiperise.

  1. Ka te drejte te kerkoje demshperblim nga Byroja, shoqeria e sigurimit ose nga fondi i kompensimit:
  • Pala e demtuar se ciles i eshte shkaktuar demi brenda territorit te Republikes se Shqiperise nga nje mjet motorik, pronari i te cilit nuk eshte i mbuluar nga sigurimi i pergjegjesise ndaj pales se trete
  • Pasagjeri ose personi perfitues sipas mbulimit te kontrates, nese ajo do te ishte lidhur, kur pronari i nje mjeti motorik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjereve ne transportin publik
  • Pala se ciles i jane shkaktuar deme nga perdorimi i mjeteve motorike te paidentifikuara
  • Ne rast se shoqeria e sigurimit e licencuar per te ushtruar veprimtarne e sigurimit nderpret kete veprimtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *