Rregjistrimi i pronarit perfitues. Ne cdo rast qe miratohet nje ligj i ri gjeja e pare qe vihet re eshte zbatimi i tij ne praktike dhe problematikat qe do te sjelle praktika. Si rrjedhoje e kesaj ligjet e miratuara se fundi jane objekt ndyshimeve te herepashershme ne menyre qe te eleminohen problematikat e permendura me siper.
Te njejten gje mund te themi edhe per VKM Nr.1088 miratuar ne zbatim te ligjit me Nr.112 “Mbi rregjistrin e pronareve perfitues” te miratuar ne 2020. Ky ligj eshte i ri ne fushen e se drejtes dhe si rezultat i kesaj ka pesuar nevoje per miratimin e disa VKM-ve ne zbatim te tij.
Se fundi kemi kenaqesine t`ju prezantojme me ndryshimet e VKM-se Nr.1088 si me poshte:
- Subjektet raportuese ekzistuese, te cilat rezultojne me status “te pezulluar” ne regjistrin tregtar, regjistrojne pronarin perfitues ne regjistrin e pronarit perfitues, perpara kerkeses per ndryshimin e statusit te tyre ne regjistrin tregtar. Ndryshimi i statusit te subjekteve raportuese ekzistuese ne regjistrin tregtar kryhet pas verifikimit se eshte regjistruar pronari perfitues i tyre, ne regjistrin e pronareve perfitues.
Pra thene me thjeshte, ne statusin e subjekteve raportuese nuk mund te behet asnje ndryshim pa kryer me perpara rregjistrimin e pronarit perfitues.
- Ne rastin e rregjistrimit fillestar dhe ne ne rastin e regjistrimit te ndryshimeve te te dhenave te pronareve perfitues te subjekteve raportuese duhet te jete hartuar brenda 90 (nentedhjete) diteve kalendarike nga data e regjistrimit fillestar te subjekteve raportuese ne regjistrat perkates.
- Dokumentacioni qe verteton numrin unik te identifikimit dhe emrin e subjektit raportues, si dhe daten e regjistrimit te subjektit ne regjistrin perkates
- Dokumentacioni i autoritetit kompetent regjistrues, qe verteton se pronari perfitues i regjistruar eshte zoterues i 25 (njezet e pese) % ose me teper te aksioneve/kuotave te kapitalit, te te drejtave te votimit ose te interesave te pronesise, nese nuk permban daten e percaktimit si pronar perfitues, duhet te depozitohet nje dokument tjeter qe permban kete te dhene.