fbpx
Kodi i Procedures Civile

Vision Consulting Albania deshiron t`ju prezantoje me ndryshimet me te reja te ne legjislacionin procedurial civil. Se fundi, Kodi i Procedures Civile ka pesuar nje sere ndryshimesh dhe qellimi yne eshte t`ju veme ne dijeni mbi keto ndryshime me ane te nje analize dhe interpretimi permbledhes.

Ndryshimet me te rendesishme

  1. Nder ndryshimet kryesore eshte fakti se Gjykata e Apelit shqyrton me nje gjyqtar te vetem ankimet kunder vendimeve per padite:
  • me vlere deri ne 20-fishin e pages minimale ne shkalle vendi, qe rrjedhin nga marredhenie kontraktore,
  • ankimin e veçante kunder vendimit te refuzimit te kerkeses per leshimin e urdhrit te ekzekutimit,
  • ankimet e vecanta kunder vendimit te gjykates qe ka shqyrtuar kundershtimin e veprimeve te permbaruesit gjyqesor,
  • rastet e tjera te parashikuara ne kete Kod.

Pra shihet qarte se ky ndryshim ka si qellim minimizimin e kompleksitetit te procesit gjyqesor per ato ceshtje qe shihen si te nje rendesie me te vogel. Ne ndryshim nga rregullimi i meparshem ku Gjykata e Apelit duhet te shqyrtonte keto ceshtje ne nje trup gjykues prej 3 gjyqtaresh tashme procesi nuk eshte me aq i nderlikuar.

Ndersa per njesimin dhe zhvillimin e praktikes gjyqesore, Gjykata e Larte gjykon ne kolegj me trup gjykues te perbere nga 5 gjyqtare.

2. Ne rastet kur gjykata vendos nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, lejohet rekurs i veçante ne Gjykaten e Larte, ndersa kur vendos qe çeshtja ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, kunder vendimit lejohet ankim bashke me vendimin perfundimtar ose joperfundimtar.

3. Per kerkesen e perjashtimit te gjyqtarit te Gjykates se Apelit apo ate te Gjykates se Larte vendos nje gjyqtar tjeter i kesaj gjykate, i ndryshem nga gjyqtaret e trupit gjykues te cilit i perket gjyqtari qe kerkohet te perjashtohet.

4. Vlera maksimale ne lidhje me padite me shume te vogel te cilat do te gjykohen sipas rregullave te gjykimit te shkurtuar ka ndryshuar nga 150 000 leke ne 20-fishin e pages minimale e cila aktualisht perkon me vleren 600 000 Leke.

Nepermjet rritjes se pragut per ato qe do te konsiderohen si “padi me vlere te vogel”, ligjvenesi synon qe te perfshije me shume padi ne gjykim te shpejte, duke kontribuar keshtu ne rritjen e shpejtesise ne shqyrtim te gjykatave.

5. Gjykata e Apelit pervec njoftimit per oren e gjykimit njofton edhe perberjen e trupit gjykues qe do te shqyrtoje ceshtjen. Ne rast se perberja e trupit gjykues nuk eshte njoftuar sipas rregullave te percaktuara ne kete pike, palet mund te kerkojne shtyrjen e gjykimit, perveç rasteve kur marrin pjese ne gjykim dhe nuk kerkojne perjashtimin e gjyqtareve. Palet kane te drejte qe deri ne 5 dite para shqyrtimit te çeshtjes te paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura ne ankim dhe kunderankim.

Me ane te ketij ndryshimi kerkohet te paraprihet zvarritja e procesit gjyqesor duke i lajmeruar palet paraprakisht mbi trupin gjykues ne menyre qe ne ato raste kur palet kane kundershtime te mund ti bejne pa filluar shqyrtimi i ceshtjes.

6. Gjykata ne dhome keshillim vendos kalimin e çeshtjes ne seance gjyqesore me pranine e paleve ne rast se çmon se debati gjyqesor eshte i nevojshem:

  • per   te   vleresuar nese duhen marre apo pranuar fakte ose prova te reja
  • kur ve ne diskutim çeshtje te faktit ose te ligjit, per te cilat palet nuk kane paraqitur me pare mendimin e tyre.

7. Ankimet dhe rekurset e veçanta kunder vendimeve joperfundimtare shqyrtohen ne dhome keshillimi brenda 30 diteve nga dita e regjistrimit te tyre ne gjykaten me te larte.

Pra konkludojme se te gjitha ndryshimet e mesiperme vijne ne ndihme te realizimit te nje procesi gjyqesor sa me te thjeshte nga ana procedurale dhe zgjidhjen e ceshtjeve ne nje periudhe kohore sa me te shkurter.

Perpos ndryshimeve te disa neneve ekzistuese, ne funksion te realizimit te nje procesi gjyqesor sa me efektiv, jane bere edhe shtime te disa neneve te reja. Nder nenet me kryesore te shtuara eshte neni 483/a qe rregullon procedimet paragjykimore. Me procedime paragjykimore kuptohen te gjitha ato raste kur Kolegji Civil ose Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte vendosin te pezullojne shqyrtimin e ceshtjes dhe i drejtohen Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut apo gjykatave te tjera nderkombetare. Vendimi i pezullimit te shqyrtimit te ceshtjes zgjat deri ne dhenien e vendimit nga gjykata nderkombetare.

Me rendesi jane edhe shfuqizimet e neneve te ndryshme ne funksion te nje procesi gjyqesor te shpejte dhe efektiv. Dy nga me te rendesishmet qe mund te permendim jane:

  • paragrafi 2 i nenit 469
  • neni 63

Tashme Gjykata e Apelit nuk mund te vendose me pezullimin e ekzekutimit te vendimit kur le  ne  fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe kunder vendimit te saj behet rekurs ne Gjykaten e Larte.

Me depozitimin e ankeses kunder vendimit te gjykates qe ka shpallur moskompetencen per gjykimin e mosmarreveshjes, mund te behet ankim i vecante nga palet dhe nga prokurori, dhe tashme ky ankim nuk e pezullon gjykimin.  Pra, nese do te behet nje ankim i vecante procesi gjyqesor mund te vazhdoje. Me shfuqizimin e nenit 63 synohet te forcohet edhe me shume parimi “drejtesi e vonuar drejtesi e mohuar”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

− 4 = 2