Mirësevini në Vision Consulting Albania
VISION Consulting Albania është një firmë ligjore dhe fiskale me qendër në Tiranë, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh konsulence nga këshillat e përgjithshme ligjore, deri te përgatitja e kontratave, proceset gjyqësore dhe shumë të tjera.
Ne kemi një fokus të veçantë në investimet e huaja duke qenë se kemi ndihmuar ndër vite shumë sipërmarrës të huaj që të shfaqen dhe të përshtaten me shpejtësi në tregun shqiptar.
Falë avokatëve tanë të cilët janë ekspertë në shërbimet e imigracionit, ne jemi në gjendje të ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh ligjore për te huajt që zhvendosen në vendin tonë të bukur.
Si avokatë biznesi, ne punojmë me disa nga kompanitë më të respektuara dhe më të njohura kombëtare shqiptare, si dhe vizionarë të rinj (start-up), qeverine dhe entet shtetërore, ndërkohë që mbështesim edhe organizatat jofitimprurëse.
Ne shpresojme të bëhemi një ndihmë e çmuar për ju!