Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve se fundmi ka risjelle ne vemendje nje detyrim mjaft te rendesishem per individet ne Republiken e Shqiperise te cilet kane te ardhura relativisht te larta. Se fundmi eshte njoftuar se shtyhet afati i dorezimit te deklarates se te ardhurave.
Risjellim edhe njehere ne vemendje se subjekt i ketij detyrimi jane:
- Individet rezidente ne RSH të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.
- Individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.
- Individët rezidentë apo jorezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar në më shumë se 1(një) punëdhënës (personat e dypunesuar) pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2.000.000 (dy milionë) lekë.
Dorezimi i deklarates vjetore individuale te te ardhurave te vitit 2020 ne administraten tatimore dhe pagesa e detyrimit do te realizohet deri me 30 Qershor 2021.
Sanksionet administrative qe mund te aplikohen ne rast te mosdorezimit brenda afatit falen, me kusht qe dorezimi i deklarates dhe pagesa e detyrimit te kryhen deri në daten 30 Qershor 2021.