
Karta e Studentit – Konsulta falas dhe ulje per studentet
Vision Consulting Albania ka mbeshtetur gjithmone te rinjte dhe studentet qe jane ne fazen e formimit profesional dhe personal. Deri tani kontributi yne ka qene ne fushen e internshipeve dhe punesimit te te rinjve pa ose me pak eksperience. Tashme, ne bashkepunim me Agjensine e Rinise dhe Bashkine Tirane jo vetem qe do te kontribuojme ne rritjen profesionale te studenteve por gjithashtu do i asistojme ata me te gjitha problematikat ligjore te te gjitha fushave ne menyre qe te drejtat e tyra te mbrohen ne menyren e duhur. Synimi yne eshte t’ju japim atyre mundesine te fokusohen ne rritjen e tyre profesionale, per zgjidhjen e problematikave ligjore te hasura gjate udhetimit te tyre do te kujdesemi ne dhe bashkepunetoret tane!
Per te permbushur synimet e mesiperme, Vision Consulting Albania ka vendosur te behet pjese e listes se subjekteve qe ofrojne sherbime falas dhe me ulje per studentet.
Por si mund te perfitohen sherbimet falas apo me zbritje nga ne?
Nepermjet kartes se studentit. Karta e studentit eshte nje dokument i leshuar nga institucionet perkatese ne Shqiperi prane te cilave cdo student mund te perfitoje avantazhe, zbritje dhe oferta te dedikuara prane shume institucioneve apo subjekteve publike dhe private.
Mjafton te jeni te pajisur me nje karte studenti te vlefshme, te vini prane zyrave tona dhe mund te perfitoni:
- Konsultim falas fillestar – Per te gjitha rastet ku studentet kerkojne sqarime mbi dokumentacionin, proceset apo udhezimet e nevojshme.
- Zbritje 20 % ne tarifat e sherbimeve – Perfshire keshillimin ligjor, perkthimet, legalizimet apo asistencat administrative.
Brezi i ri duhet te kete nje mbeshtetje te jashtezakonshme pasi eshte investimi i duhur drejt se ardhmes. Si te tille, Vision Consulting Albania deshiron te kontribuoje ne menyre aktive ne dhenien e sigurise ligjore per te gjithe studentet.
Per me shume informacion na kontaktoni:
info@visionconsultingalbania.com
+355 68 404 5566