Kriptovaluta eshte nje lloj i ri monedhe qe u krijua ne 2009. Ato kane origjinen ne nje format dixhital dhe gjenerohen ne format elektronik. Transaksionet e ketyre monedhave behen pa banka. Nuk ka tarifa transaksioni dhe praktikisht mund te blini cdo gje me to, njelloj sic beni me parate tradicionale (fiat). Pagesat duke përdorur kriptovaluta kryhen sipas të njëjtit parim si transfertat tradicionale pa tel, bazuar në parimet e pagesave jo-cash.
Duke qene se tashme kriptovaluta gjen nje perdorim relativisht te gjere, ka lindur nevoja per rregullim ligjor. Shqiperia eshte nder vendet e para qe ka miratuar nje ligj qe rregullon tregun e kriptomonedhave. Me 20 Maj 2020 u miratua perfundimisht Ligji Nr. 66/2020 “Per tregjet financiare te bazuara ne teknologjinë e regjistrave te shpërndare”, i njohur ndryshe edhe si “ligji mbi kriptovaluten”, duke e bere Shqiperine vendin e 3-te ne Europe per legalizimin e kriptovalutes ne menyre zyrtare. Ligji ne pamje te pare duket mjaft i detajuar megjithese ka marre kritika te shumta duke e cilesuar si vendimarrje te nxituar dhe te pamenduar mire me argumentin se Shqiperia, ne teresine e elementeve te saj ekonomik, nuk eshte akoma gati dhe e pregatitur per kriptovaluten.
- Aspekte kryesore te ligjit
Ligji Nr. 66/2020 synon te rregulloje leshimin e monedhave dixhitale dhe / ose virtuale, licencimin, monitorimin dhe mbikeqyrjen e subjekteve qe veprojnë ne veprimtarine e shperndarjes, tregtimit dhe ruajtjes se ketyre monedhave, te agjentit te monedhave dixhitale, ofruesit te sherbimeve inovative dhe ndermarrjet e automatizuara te investimeve kolektive.
- Kategorite dhe rregullat e licences
Per te ushtruar nje aktivitet qe perfshin kriptovaluten nje subjekt duhet te paiset me licence. Ligji parashikon llojet e licencave me poshte:
Licenca e Agjentit DT – sherben si ure lidhese midis mbajtesit te licencës dhe autoriteteve mbikeqyrese per procedurat e aplikimit dhe raportimit
Licenca e Burses DLT – ofron mundesine per te operuar nje burse te centralizuar ose te decentralizuar per nje nga nen-kategorite e meposhtme:
- Lloji A – për tregtine e tokeneve digjitale te sherbimeve dhe/ose tokeneve digjitale te pagesave dhe/ose tokeneve digjitale te aseteve.
- Lloji B – tregtia e parave / monedhës virtuale të kategorisë A + FIAT
- Lloji C – tregtia e kategorive B + shenjat e sigurisë
Licenca e Ofruesit te Sherbimeve Inovative – ofron sherbime të teknologjisë inovative dhe sherben si nje certifikues ne lidhje me aftesite teknologjike te entiteteve te tjera
Licenca e Kujdestarise se Portofolit te paleve te treta – nje person juridik i cili ofron sherbimet kriptografike kryesore te kujdestarise ne emer te klienteve, si dhe mbajtjen, depozitimin dhe transferimin e tokeneve dixhitale.
Te gjitha licencat e mesiperme jepen pa skadim te afatit. Kjo do te thote se mbajtesi i licences nuk do te kete nevoje te rinovoje licencen here pas here, por do te duhet vetem te shlyeje tarifen vjetorene menyre qe licenca te mbahet aktive.
Sipas ligjit, licenca leshohet brenda 60 diteve nga data e aplikimit.
Licenca nuk mund te transferohet tek asnje pale e trete, perveç nese nje transferim i tille miratohet nga institucionet kompetente.
- Institucionet kompetente
Institucione kompetente per leshimin e licencave te mesiperme jane:
AKSHI (Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit) e cila eshte kompetente per vleresimin e kapaciteteve teknologjike te aplikantit gjate procesit te licencimit.
AMF (Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare) i cili eshte kompetent per vleresimin e aspekteteve financiare dhe rregullatore te aplikimit per licencen.
- Kerkesa te vecanta per aplikantin
Per disa nga licencat, palet e interesuara nuk mund te aplikojne drejtperdrejt, por duhet te veprojne permes perfaqesuesit te licencuar. Pra, kerkesa per licence te burses ose licence te kujdestarit te portofolit te paleve te treta duhet te paraqitet permes nje agjenti te licencuar DT i cili do te perfaqesoje aplikantin dhe do te kryeje te gjitha aktivitetet ne lidhje me proceduren e licencimit.