fbpx
tatimi mbi te ardhurat

Tatimi mbi te ardhurat, ndryshime dhe perditesime. Ligji per tatimin mbi te ardhurat dhe aktet ligjore dhe nenligjore dale ne zbatim te tij, rregullojne marredheniet qe lindin ne fushen e tatimit mbi te ardhurat personale, tatimit mbi fitimin si dhe te tatimit te mbajtur ne burim te te ardhurave.

Me 30 Prill 2023 u miratua ligji i ri “Per tatimin mbi te Ardhurat”, i cili solli nje ristrukturim dhe zgjerim te koncepteve kryesore te ligjit te meparshem duke e bere ate sa me te qarte per te gjithe qytetaret Shqiptare. Perpos parimeve baze te cilat kane mbetur te pandryshuara, ky ligj ka sjelle nje sere risish te reja duke u bazuar ne tre objektiva kryesore:

  1. krijimi i nje sistemi tatimor vete deklarativ bashkekohor ku individi dhe entiteti paguan pjesen e ndershme te tatimit mbi te ardhurat qe realizon, dhe kerkon kthimin e ketij kontributi ne formen e perfitimeve dhe sherbimeve te permiresuara publike;
  2. rritjen e kontributit ne buxhetin e individeve dhe entiteteve nepermjet tatimit te te ardhurave, duke balancuar peshen e tatimeve indirekte;
  3. ofrimin e nje sistemi tatimi me te ndershem dhe me te gjithe pranuar.

Ligji ne vetvete percakton ndarjen e tatimit mbi te ardhurat ne dy kategori:

  1. Tatimi i individeve dhe personave fizike tregtare me tatim mbi te ardhurat personale.
  2. Tatimi i entiteteve juridike me tatim mbi fitimin e korporatave.

Pra, behet nje ndarje te tatimfitimit qe eshte paguar nder vite dhe te konceptit te tatimfitimit ndryshe per individët dhe personat fizike, te cilet paguajne tatim mbi te ardhurat, dhe ndryshe per entitetet te cilat paguajnë tatim fitim korporativ.

Ligji ne menyre te balancuar ka percaktuar: 

  1. Tatimin e individeve tregtare dhe te vetepunesuar, ku ata do te tatohen:
  • me normen 15% mbi fitimin neto (te ardhura-shpenzime) kur fitimi neto eshte deri 14 milione leke ne vit;
  • me normen 23 % te fitimit neto, vetem per pjesen e fitimit mbi 14 milione leke ne vit.
  1. Tatim fitimi per bizneset me qarkullim deri ne 14 mln do te vijoje te jetë zero deri ne vitin 2029.

Keshtu, per te ardhurat deri ne 50 000 leke, taksimi do te jetë 0%. Per te ardhurat nga 50 000-60 000 leke taskimi do te jete 13% e shumes se rroges mbi 35 000 leke ne muaj. Ne ligj saktesohet se per te ardhurat mbi 60 001 leke ne muaj ndarja behet ne tre kategori.  Ne kategorine e pare shuma deri ne 30 000 leke do te jete e patatushme, teksa tatimi 13% do te llogaritet per shume mbi 30 001 leke deri ne 200 000 leke ne muaj te ardhura. Nderkohe per te ardhurat mbi 200 001 leke, tatimi do te jete 22 100 leke, plus 23% e shumes mbi 200 000 leke.

Ne ligj parashikohet qe per subjektet qe zhvillojne veprimtari ekonomike “shoqerite e bashkepunimit bujqesor”, taksa do te jete 5% deri ne 31 dhjetor 2029. Per personat juridike qe zhvillojne software, tatimi mbi fitimin me normen 5% do te zbatohet deri me 31 dhjetor 2025; per entitetet, te cilat ushtrojne veprimtari ekonomike ne industrine automotive, shkalla e tatimit mbi te ardhurat 5% do te zbatohet deri me 31 dhjetor 2029. Lehtesira fiskale do te kete dhe per agroturizmin, ku shkalla e tatimit mbi te ardhurat parashikohet 5% dhe do te zbatohet deri me 31 dhjetor 2029.

  1. Projektligji parashikon rregullat e taksimit te dhuratave dhe trashegimive, duke parashikuar njekohesisht edhe perjashtimet nga tatimi per dhuratat/trashegimite brenda trungut familjar.

Ligji i ri sjell me te detajuar menyren e taksimit per pasurite e paluajtshme dhe te luajtshme te trasheguara, ndersa perfshin per here te pare konceptin e mosvendosjes se tatimit per dhurimet dhe trashegimite te marra perveç atyre te percaktuara te rradhes se pare dhe te dyte, per prona me vlere deri ne 5 mln leke per tatimpagues dhe deri ne 1 mln leke per pasurite e luajtshme.

Ne kreun e VI te ligjit mbi tatimet, Neni 60 ka parashikuar tatimet e trashegimise, dhuratave dhe fitimeve nga lojerat e fatit, qe kane te bejne me personat qe perjashtohen nga tatimi:

Perjashtohen nga tatimi:

a) dhurimet dhe trashegimia e perfituar nga/ose ndermjet trashegimtareve ligjore ne radhe te pare dhe te dyte, sipas neneve 361 deri 363 te Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashegimia brenda lidhjes gjinore moter-vella;

b) dhurimet dhe trashegimite te marra perveç atyre te percaktuara ne shkronjen “a” deri ne 5 000 000 leke per tatimpagues per pasurite e paluajtshme dhe deri ne 1 000 000 leke per pasurite e luajtshme per tatimpagues;

c) kalimi i se drejtes se pronesise trashegimtareve ligjore sipas neneve 361 deri 363 te Kodit Civil, perkatesisht nepermjet dhurimit dhe/ose heqjes dore nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkepronesia e detyrueshme e fituar ne baze te ligjit nr. 7501, date 19.7.1991, “Per token”, i ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *