Nese keni studiuar dhe jeni diplomuar jashte Shqiperise ose jeni nje i huaj qe se fundmi keni vendosur te jetoni ne Shqiperi dhe ju intereson te njehsoni diplomen tuaj ne Shqiperi, stafi yne eshte me se i gatshem t’ju asistoje duke ju dhene konsulence ligjore mbi dokumentacionin e nevojshem dhe t’ju vije ne ndihme me kryerjen e porcedures dhe ndjekjen e saj deri ne marrjen e nje pergjigjje nga institucionet tona.
Ne perfundim te ketij procesi ju do te perfitoni nje dokument i cili do te konfirmoje titullin tuaj te studimeve dhe do t’ju mundesoje te punesoheni apo te vazhdoni studime te metejshme ne Shqiperi.