Debt collection eshte procedura e mbledhjes se borxheve apo faturave te pa likuiduara (individ ose biznes). Kjo procedure ndahet ne dy procese kryesore: Procedura para-gjyqesore dhe gjyqesore.
Procedura para-gjyqesore konsiston ne ndermjetesimin dhe mbajtjen e korespondences zyrtare me debitorin tuaj, gjithmone duke pasur si synim kryesor gjetjen e nje zgjidhje miqesore dhe kryerjen e negociatave te nevojshme deri ne momentin e mbledhjes se borxhit ne favor tuaj.
Kjo procedure ka nje avantazh te madh pasi siguron rikuperim te fondeve brenda nje kohe te shpejte dhe me pak shpenzime. Nese kryhet nga nje zyre ligjore e kualifikuar ka tendencen te jete shume eficiente.
Procedura gjyqesore realizohet ne rastet kur debitori refuzon ta paguaje borxhin vullnetarisht dhe negociatat nuk rezultojne me sukses. Ne nje rast te tille stafi yne ju asiston ne ngritjen e nje kerkese padie dhe ndjekjen e seancave gjyqesore deri ne marrjen e nje vendimi gjyqesor dhe ekzekutimin e tij. Proceset gjyqesore per mbledhjen e detyrimeve ku borxhi vertetohet me dokumentacion te rregullt ligjor, jane me sukses te garantuar ne rezultat.