fbpx

Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim dhe se fundmi ka miratuar legjislacione ne favor te terheqjes se investimeve te huaja si edhe po ofron mundesi punesimi per shume shtetas te huaj. Per te punuar apo investuar ne Shqiperi, shtetasit e Bashkimit Europian, shtetasit amerikane dhe kosovare duhet te pajisen me Vertetim Deklarim Punesimi. Te gjithe shtetasit qe nuk bejne pjese ne grupin e shteteve te siper permendura duhet te pajisen me Leje Pune.

Menyrat me te zakonshme per tu pajisur me Leje Pune ose Vertetim Deklarim Punesimi ne Shqiperi jane si me poshte:

  • Te hapni nje biznes tuajin ne Shqiperi (I Vetepunesuar)
  • Te jeni i punesuar ne nje kompani shqiptare (I Punesuar)

Aplikimi per Leje Pune ose Vertetim Deklarim Punesimi kerkon dokumentacion specifik ku nder dokumentat me te rendesishme qe duhet te keni nese jeni i vetepunesuar eshte te keni marre me qira ose te zoteroni nje ambjent ku do te jetoni gjate qendrimit ne Shqiperi. Nese jeni i punesuar, dokumenti me i rendesishem qe duhet te keni, eshte nje kontrate e rregullt pune me nje biznes shqiptar.

Per me shume informacion mbi proceduren, ne rast se zoteroni dokumentat e mesiperme, mund te na kontaktoni ne cdo kohe dhe stafi yne eshte me se i gatshem t’ju asistoje ne cdo etape te procedures deri ne pajisjen me Lejen e Punes/Vertetim Deklarim Punesimi.

    Need a Consultation? Contact Us