Paga minimale rritet perseri!
Qeveria shqiptare me ane te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 113, date 01.03.2023 ka lajmeruar rritjen e pages minimale.
Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, nga 1 Marsi do të jetë 40 000 (dyzet mijë) lekë.
Paga minimale ka pesuar ndryshim dy here brenda 2022, duke u rritur nga 30 000 (tridhjete mije) ne 34 000 (tridhjete e kater mije). Tashme nga 34 000 (tridhjete e kater mije) qe ishte qeveria ka vendosur qe nga 1 Marsi paga minimale te shkoje ne 40 000 (dyzete mije) Leke.
Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
Paga bazë minimale orare të jetë 229,9 (dyqind e njëzet e nëntë pikë nëntë) lekë/ore.
Si rrjedhoje e rritjes se pages minimale do te ndryshoje edhe paga maksimale per efekt te kontributeve shoqerore dhe do te kete indeksim te njejte rritje ashtu si paga minimale.