fbpx
Qendrimi i parregullt i te huajve

Qendrimi i parregullt i te huajve ne Shqiperi, ja cfare duhet te dini.

Procesi  i  përzgjedhjes se te huajve kryhet  në  kufi  ose brenda  territorit  dhe  ka  për  qëllim  përcaktimin  e kategorisë së të huajit, duke e klasifikuar atë, si:

  1. subjekt i refuzimit të hyrjes;
  2. kërkues i mbrojtjes ndërkombëtare;
  3. viktimë e mundshme trafikimi;
  4. imigrant i parregullt;
  5. i mitur i pashoqëruar.

PROCEDURA E REFUZIMIT TË HYRJES NË KUFI

Te huajit mund ti refuzohet hyrja ne territorin shqiptar ne rastet e meposhtme:

  1. Gjatë kontrollit  të  dokumentacionit  dhe  të intervistimit    paraprak
  2. Kur konstatohet se i huaji nuk plotëson kriteret  për  të hyrë  në  territorin  e Republikës  së  Shqipërisë,  të  huajit  i  komunikohet refuzimi i hyrjes.
  3. Në rast se konstatohet se i huaji përdor dokument të falsifikuar, atëherë bllokohet dokumenti i udhëtimit.
  4. Akti i refuzimit  të  hyrjes,  së  bashku  me fotokopjen  e  dokumentit  të  udhëtimit  të  bllokuar, si dhe një kopje të aktit të bllokimit, i jepet të huajit.
  5. Autoriteti shtetëror përgjegjës  për trajtimin e të  huajve, ndjek   procedurën  e ekzekutimit  vullnetar  të  gjobës  së  vendosur  nga autoriteti  i  pikës  së  kalimit  kufitar.

 PROCEDURAT E KTHIMIT TË FËMIJËS SË HUAJ TË PASHOQËRUAR

  1. Lidhur me situatën e fëmijës, autoriteti shtetëror përgjegjës vendor për trajtimin e të huajve, nëse vlerëson se fëmija i pashoqëruar duhet të kthehet,  atëherë  lëshon  urdhrin  e  largimit  apo dëbimit.
  2. Urdhri i  largimit  apo  dëbimit  të  fëmijës  së pashoqëruar  i  njoftohet   menjëherë   Agjencisë Shtetërore  për  Mbrojtjen  dhe  të  Drejtat  e  Fëmijës dhe  PMF-së   që   ka   ndjekur   zbatimin   e   planit individual të mbrojtjes së fëmijës.
  3. Fëmija i  pashoqëruar,  nëpërmjet  kujdestarit ligjor  të  caktuar, ka  të  drejtën e ankimit administrativ  dhe  gjyqësor, sipas  legjislacionit  në fuqi.
  4. Urdhri i largimit apo  i  dëbimit  nuk ekzekutohet  deri  në  përfundimin  e  procesit  të ankimit.
  5. Brenda 3 (tri) ditëve nga momenti i nxjerrjes së urdhrit për  largimin  e  fëmijës  së  pashoqëruar dhe kthimin e tij, autoriteti shtetëror përgjegjës përgatit planin e kthimit të fëmijës.
  6. Në përcaktimin  e  mënyrës  së  kthimit për transportin e fëmijës mbahet  në  konsideratë  interesi  më  i  lartë  i  fëmijës.

DEBIMI I TE HUAJIT NGA TERRITORI

  1. Afati i  ndalimit  të  hyrjes  përcaktohet  në urdhrin   e   largimit.
  2. Autoriteti shtetëror  përgjegjës  vendor, vendos  gjobë  si  ndaj  të  huajit  subjekt largimi  ashtu  dhe  ndaj  personave  publikë,  juridikë ose  fizikë,  vendës  apo  të  huaj,  sipas  përcaktimevenë nenin 141, të ligjit nr. 79/2021, “Për të huajt”.
  3. Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës vendor  për  trajtimin  e  të  huajve,  pas  përzgjedhjes së  të  huajit  si  imigrant  i  parregullt,  nëse  konstaton se  përmbushen  kushtet e  nenit  102,  të  ligjit  nr. 79/2021, “Për të huajt”, nxjerr urdhrin e dëbimit për  të  huajin.
  4. Ministri i Brendshëm, në bazë të propozimit të autoriteteve përgjegjëse për trajtimin e të huajve, nxjerr urdhrin e dëbimit për të huajin e shpallur si person i padëshiruar, informon të huajin mbi aktin e nxjerrë.
  5. Në rastin kur azilkërkuesit i refuzohet statusi i azilit, autoriteti shtetëror qendror përgjegjës ndërmerr nisma për kthimin e të huajit në vendin e  origjinës.

KTHIMI VULLNETAR I ASISTUAR

 Pas njoftimit zyrtar nga e autoritetit përgjegjës vendor,  autoriteti  shtetëror  qendror merr masa duke kërkuar   zyrtarisht   asistencën   e   IOM-it   për   të mundësuar kthimin vullnetar të asistuar të shtetasit të  huaj  në  vendin e origjinës.Shtetasi, subjekt i kthimit vullnetar të asistuar, nuk i nënshtrohet    një    penaliteti    administrativ    apo financiar në dalje nga territori.

GJOBAT

Autoriteti përgjegjës vendor, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurës Administrative,  kryen   ekzekutimin   forcërisht  të gjobës  së  venë  ndaj  të  huajit  apo  subjekteve,  nëse gjoba nuk është ekzekutuar vullnetarisht nga ana e tyre brenda afatit 1 muaj nga data e komunikimit të gjobës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *