Njohja e diplomave ne Ballkanin Perendimor
Pjesemarresit e Ballkanit Perendimor, Shqiperia, Republika e Maqedonise se Veriut dhe Serbia, si pale kontraktuese mes tyre, kane lidhur nje marreveshje ne Oher, me 8 Qershor 2022 per te nxitur bashkepunimin produktiv per njohjen e diplomave dhe titujve shkencore brenda rajonit gjithmone duke u bazuar ne barazi dhe perfitimin e ndersjellte.
Qellimi i kesaj Marreveshjeje eshte te lehtesoje bashkepunimin institucional ne fushen e njohjes se diplomave dhe gradave shkencore te arsimit te larte, te fituara ne Palet Kontraktuese, ndermjet zyrave ENIC/NARIC, me qellim lehtesimin e procedurave te njohjes.
Institucioni pergjegjes ne Republiken e Shqiperise per njohjen e diplomave te fituara jashte vendit (perveç grades shkencore “Doktor”) eshte Qendra e Sherbimeve Arsimore (QSHA) ne varesi te Ministrise se Arsimit dhe Sportit te Republikes se Shqiperise. Institucioni pergjegjes per njohjen ne Republiken e Shqiperise te grades shkencore “Doktor”, te fituar jashte vendit, eshte Ministria e Arsimit dhe Sportit. Sekretaria Teknike per kete sherbim ndodhet prane Qendres se Sherbimeve Arsimore. Institucioni pergjegjes per njohjen ne Republiken e Serbise eshte Agjencia e Kualifikimeve (Qendra ENIC/NARIC) per njohje profesionale (me qellim punesimin) dhe institucionet e arsimit te larte te akredituara ne Republiken e Serbise per njohjen akademike (me qellim vazhdimin e studimeve). Institucioni pergjegjes per njohjen ne Republiken e Maqedonise se Veriut eshte Ministria e Arsimit dhe Shkences – Njesia per Njohjen e Kualifikimit te Diplomes se Huaj.
Bashkepunimi institucional, ne fushen e njohjes se ndersjelle te diplomave dhe te gradave shkencore, do te realizohet nepermjet:
a) Bashkepunimit per lehtesimin e njohjes se diplomave dhe gradave shkencore te arsimit te larte, te fituara ne Palet Kontraktuese;
b)Shkurtimit te afateve te ndersjella per procedurat e njohjes se diplomave dhe te gradave shkencore te arsimit te larte, te fituara ne Palet Kontraktuese.
Lehtesimi i procedurave:
a) Per diplomat e leshuara nga institucionet e akredituara te arsimit te larte, te pajisura me vule Apostile, institucionet pergjegjese te procedojne drejtperdrejt me njohjen, pa pasur nevoje per verifikimin me e-mail te autenticitetit se perjashtimisht, ne rastet kur ka dyshime te arsyeshme per autenticitetin e dokumentacionit, secila pale kontraktuese rezervon te drejten te kerkoje konfirmim ne rruge elektronike nga pala tjeter kontraktuese.
b) Afati per konfirmimin e autenticitetit te diplomes eshte deri ne 14 dite pune pas paraqitjes se kerkeses nga Pala tjeter.
c) Afati i perfundimit te procesit te njohjes se diplomes eshte deri ne 20 dite pune, pas konfirmimit te autenticitetit te diplomes ose paraqitjes se saj me vulen Apostile.