fbpx
Shtetas kosovar

Jeni shtetas kosovar, ja si mund te pajiseni me Leje Qendrimi ne Shqiperi

Me miratimin e ligjit 79/2021 “Per te huajt”, qeveria shqiptare privilegjoi qytetaret kosovare, duke ju lehtesuar procedurat per tu pajisur me Leje Qendrimi Shqiptare.

Nder lehtesite e sjella nga miratimi i ketij ligji ishte fakti qe shtetasit kosovare mund te pajisen me leje qendrimi 5 vjecare. Pra qe ne momentin e pare te aplikimit per Leje Qendrimi, ajo leshohet per 5 vite qe do te thote se pas skadimit te lejes se pare, shtetasit kosovare mund te pajisen direkt me Leje Qendrimi te perhershme.

Nje risi tjeter ishte fakti qe shtetasit kosovare nuk paguajne asnje tarife administrative per Lejen e Qendrimit.

Se fundi procedura per tu pajisur me Leje Qendrimi po ndryshon, ndaj dhe per tu pajisur me kete dokument lind nevoja per konsulencen e nje avokati apo juristi.
Ndaj zyra jone, me nje eksperience disa vjecare ne kete fushe, mund t’ju asistoje me se miri ne ndjekjen e procedurave per paisjen me Leje Qendrimi.

Llojet e lejeve te qendrimit per te cilat shtetasit kosovare mund te aplikojne pershijne por nuk kufizohen ne:

❗️Leje Qendrimi si i Punesuar
❗️Leje Qendrimi si i vetepunesuar
❗️Studim
❗️Bashkim familjar
❗️Digital nomad
❗️Perdorim i pasurise se paluajtshme
❗️Pensionist, etj

Per me shume informacion mbi proceduren dhe dokumentacionin qe ju duhet per te aplikuar, na kontaktoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *