Jane te shumta konfliktet ligjore midis individeve apo bizneseve te ndryshme qe nuk arrijne te zgjidhen miqesisht apo me ane te negociatave ose ndermjetesimeve. Si rrjedhoje e kesaj lind nevoja qe per zgjidhjen e nje problem te niset nje process gjyqesor duke ngritur nje kerkese padi ne nje Gjykate te caktuar.
Zyra jone ju ofron asistence ligjore te kualifikuar ne hartimin e kerkese padive, rishikimin dhe pregatitjen e provave si dhe ndjekjen e procedures dhe seancave gjyqesore per ceshtje civile, familjare dhe administrative duke perfshire por pa u kufizuar ne: mosmarreveshjet e lindura nga kontratat e ndryshme, demshperblime, mbledhje borxhi, marredhenie pune, zgjidhje martese, konflikte pronesie si dhe ankime administrative e gjyqesore ne mbrojtje te te drejtave kushtetuese.