Qendrimi i parregullt i te huajve ne Shqiperi, ja cfare duhet te dini.
Procesi i përzgjedhjes se te huajve kryhet në kufi ose brenda territorit dhe ka për qëllim përcaktimin e kategorisë së të huajit, duke e klasifikuar atë, si:
- subjekt i refuzimit të hyrjes;
- kërkues i mbrojtjes ndërkombëtare;
- viktimë e mundshme trafikimi;
- imigrant i parregullt;
- i mitur i pashoqëruar.
PROCEDURA E REFUZIMIT TË HYRJES NË KUFI
Te huajit mund ti refuzohet hyrja ne territorin shqiptar ne rastet e meposhtme:
- Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe të intervistimit paraprak
- Kur konstatohet se i huaji nuk plotëson kriteret për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të huajit i komunikohet refuzimi i hyrjes.
- Në rast se konstatohet se i huaji përdor dokument të falsifikuar, atëherë bllokohet dokumenti i udhëtimit.
- Akti i refuzimit të hyrjes, së bashku me fotokopjen e dokumentit të udhëtimit të bllokuar, si dhe një kopje të aktit të bllokimit, i jepet të huajit.
- Autoriteti shtetëror përgjegjës për trajtimin e të huajve, ndjek procedurën e ekzekutimit vullnetar të gjobës së vendosur nga autoriteti i pikës së kalimit kufitar.
PROCEDURAT E KTHIMIT TË FËMIJËS SË HUAJ TË PASHOQËRUAR
- Lidhur me situatën e fëmijës, autoriteti shtetëror përgjegjës vendor për trajtimin e të huajve, nëse vlerëson se fëmija i pashoqëruar duhet të kthehet, atëherë lëshon urdhrin e largimit apo dëbimit.
- Urdhri i largimit apo dëbimit të fëmijës së pashoqëruar i njoftohet menjëherë Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijës dhe PMF-së që ka ndjekur zbatimin e planit individual të mbrojtjes së fëmijës.
- Fëmija i pashoqëruar, nëpërmjet kujdestarit ligjor të caktuar, ka të drejtën e ankimit administrativ dhe gjyqësor, sipas legjislacionit në fuqi.
- Urdhri i largimit apo i dëbimit nuk ekzekutohet deri në përfundimin e procesit të ankimit.
- Brenda 3 (tri) ditëve nga momenti i nxjerrjes së urdhrit për largimin e fëmijës së pashoqëruar dhe kthimin e tij, autoriteti shtetëror përgjegjës përgatit planin e kthimit të fëmijës.
- Në përcaktimin e mënyrës së kthimit për transportin e fëmijës mbahet në konsideratë interesi më i lartë i fëmijës.
DEBIMI I TE HUAJIT NGA TERRITORI
- Afati i ndalimit të hyrjes përcaktohet në urdhrin e largimit.
- Autoriteti shtetëror përgjegjës vendor, vendos gjobë si ndaj të huajit subjekt largimi ashtu dhe ndaj personave publikë, juridikë ose fizikë, vendës apo të huaj, sipas përcaktimevenë nenin 141, të ligjit nr. 79/2021, “Për të huajt”.
- Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës vendor për trajtimin e të huajve, pas përzgjedhjes së të huajit si imigrant i parregullt, nëse konstaton se përmbushen kushtet e nenit 102, të ligjit nr. 79/2021, “Për të huajt”, nxjerr urdhrin e dëbimit për të huajin.
- Ministri i Brendshëm, në bazë të propozimit të autoriteteve përgjegjëse për trajtimin e të huajve, nxjerr urdhrin e dëbimit për të huajin e shpallur si person i padëshiruar, informon të huajin mbi aktin e nxjerrë.
- Në rastin kur azilkërkuesit i refuzohet statusi i azilit, autoriteti shtetëror qendror përgjegjës ndërmerr nisma për kthimin e të huajit në vendin e origjinës.
KTHIMI VULLNETAR I ASISTUAR
Pas njoftimit zyrtar nga e autoritetit përgjegjës vendor, autoriteti shtetëror qendror merr masa duke kërkuar zyrtarisht asistencën e IOM-it për të mundësuar kthimin vullnetar të asistuar të shtetasit të huaj në vendin e origjinës.Shtetasi, subjekt i kthimit vullnetar të asistuar, nuk i nënshtrohet një penaliteti administrativ apo financiar në dalje nga territori.
GJOBAT
Autoriteti përgjegjës vendor, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurës Administrative, kryen ekzekutimin forcërisht të gjobës së venë ndaj të huajit apo subjekteve, nëse gjoba nuk është ekzekutuar vullnetarisht nga ana e tyre brenda afatit 1 muaj nga data e komunikimit të gjobës.