paga minimale

Rritet paga minimale per punemarresit. Duke filluar nga periudha Prill 2022, paga bazë minimale mujore në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 32,000 lekë.

Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, për personat e punësuar, për personat e vetëpunësuar, si dhe për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht, do të jetë jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 32,000 (tridhjetë e dy mijë) lekë.

Paga bazë minimale mujore do te jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare do të jetë 183,9 (njëqind e tetëdhjetë e tre presje nëntë) lekë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.

70 − = 63