fbpx
Regjistrimi i nje biznesi

Regjistrimi i nje biznesi ne Shqiperi, gjithcka qe duhet te dini

Shqiperia po kalon nje faze dinamike zhvillimi ekonomik, ku gjithnje e me shume individe vendas dhe te huaj shohin mundesi per te ndertuar apo zgjeruar aktivitetin e tyre sipermarres. Pavaresisht ketij optimizmi, shume prej tyre hasin pasiguri kur perballen me realitetin praktik te regjistrimit te nje biznesi dhe kuptimin e sistemit tatimor shqiptar.

Ky blog synon te ofroje nje udhezues te detajuar dhe praktik mbi procesin e regjistrimit te nje subjekti tregtar ne Shqiperi dhe elementet kryesore te taksimit qe çdo sipermarres duhet te dije.

1. Hapat per regjistrimin e nje biznesi ne Shqiperi

Regjistrimi i nje biznesi ne Shqiperi eshte thjeshtuar ndjeshem fale sherbimit one-stop-shop te Qendres Kombetare te Biznesit (QKB) si edhe implementimit te ketij sherbimi ne platfromen online e-albania. Ne kete menyre regjistrimi i nje biznesi te ri mund te behet brenda 24 oreve pa qene nevoja te paraqiteni personalisht prane ndonje institucioni.

Per te filluar regjistrimin e nje biznesim se pari duhet te vendosni per formen juridike te subjektit. Format me te zakonshme jane:

  • Shoqeri me Pergjegjesi te Kufizuar (Sh.p.k)
  • Shoqeri Aksionare (Sh.A)
  • Person Fizik
  • Dege
  • Zyre Perfaqesimi

Forma ka rendesine e saj ne baze te aktivitetit qe do zhvillohet, madhesise se biznesit dhe partneritetit qe do keni. Zakonisht dy format me te perdorura jane Shoqeria me Pergjegjesi te kufizuar dhe Personi Fizik.

2. Dokumentacioni baze per regjistrimin ne QKB

Dokumentacioni qe nevojitet per regjistrim varet nga forma ligjore qe biznesi do kete. Sa me e thjeshte te jete forma ligjore, aq me pak dokumenta duhen per regjistrimin. Ne thelb dokumentat perfshijne:

  • Aktin e themelimit te shoqerise ose statutin
  • Nje mjet identifikimi te ortakut apo ortakeve ne rast se eshte me shume se 1
  • Nje adrese te sakte te ushtrimit te aktivitetit

Nese nje biznes do kete si ortak nje kompani te huaj apo shqiptare, apo ne rast se regjistrohet nje Dege apo Zyre Perfaqesimi kerkohen edhe dokumenta shtese te kompanise qe do regjistrohet si ortak.

Pas regjistrimit ne QKB, biznesi pajiset me nje numer unik identifikimi (NIPT) dhe automatikisht regjistrohet prane tatimeve, sigurimeve shoqerore dhe institucioneve te tjera qe lidhen me administrimin e biznesit. Ne kete faze, eshte e rendesishme qe te kuptohet se çdo subjekt, edhe nese nuk ka aktivitet te menjehershem, ka detyrime periodike ndaj shtetit, sidomos ne aspektin fiskal dhe raportimit.

3. Sistemi i taksimit ne Shqiperi

Sistemi tatimor shqiptar eshte ndertuar mbi parimin e tatimit te drejte dhe progresiv, megjithate ne praktike ai shpesh ngre pyetje per ata qe nuk jane te familjarizuar me detajet ligjore dhe financiare.

-Tatimi mbi fitimin eshte nje nga komponentet kryesore te taksimit.

Tatimi mbi fitimin varet nga xhiroja vjetore:

0% – per te ardhurat neto vjetore deri ne 14,000,000 leke

15% – per te ardhurat neto vjetore qe tejkalojne 14,000,000 leke

Shembull:

Nje Shoqeri me Pergjegjesi te Kufizuar (Sh.p.k) ka nje te ardhur neto vjetore prej 16,000,000 lekesh. Tatimi mbi fitimin llogaritet si me poshte:

Pjesa deri ne 14,000,000 leke tatohet me 0% → 0 leke

Pjesa qe tejkalon 14,000,000 leke: (16,000,000 – 14,000,000) × 15% = 300,000 leke

Ne kete rast totali i tatimit mbi fitimin qe duhet paguar ne shtetin shqiptar: 300,000 leke

– Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH)

Pertej tatimit mbi fitimin, nje aspekt tjeter i rendesishem eshte regjistrimi per Tatimin mbi Vleren e Shtuar, i njohur ndryshe si TVSH. Nese biznesi arrin nje xhiro prej 10 milion lekesh ne vit, eshte i detyruar te regjistrohet ne skemen e TVSH-se. Kjo sjell me vete jo vetem aplikimin e normes standarde prej 20% mbi shitjet, por edhe detyrimin per te kryer deklarime dhe raportime mujore te hollesishme. Ka edhe norma te reduktuara ne sektore te caktuar, si turizmi dhe librat, por ato kerkojne trajtim te veçante sipas rastit.

Nje Shoqeri me Pergjegjesi te Kufizuar (Sh.p.k) shet mallra me vlere 1,000,000 leke (pa perfshire TVSH-ne). TVSH-ja llogaritet si me poshte:

1,000,000 × 20% = 200,000 leke

Shuma totale ne fature per klientin:

1,000,000 + 200,000 = 1,200,000 leke

Sh.p.k-ja duhet te derdhe 200,000 leke TVSH ne buxhetin e shtetit.

– Tatimi mbi Dividentin

Nje tjeter element qe shpesh ngaterrohet nga sipermarresit eshte tatimi mbi dividentin. Ky aplikohet ne momentin kur fitimi i shoqerise shperndahet ndermjet ortakeve dhe eshte ne masen 8%. Ky tatim eshte i pavarur nga tatimi mbi fitimin dhe duhet te paguhet veçmas. Per kete arsye, shume kompani zgjedhin te mos shperndajne fitime çdo vit, por t’i riinvestojne ato.

Nje Shoqeri me Pergjegjesi te Kufizuar (Sh.p.k) ka nje fitim neto prej 10,000,000 lekesh dhe vendos te shperndaje 5,000,000 leke si dividente. Tatimi mbi dividentin llogaritet si me poshte:

5,000,000 × 8% = 400,000 leke

Dividenti neto qe marrin ortaket:

5,000,000 – 400,000 = 4,600,000 leke

Ky tatim mbahet ne burim nga Sh.p.k-ja dhe derdhet ne buxhetin e shtetit.

– Kontributet e Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore

Detyrime te tjera te rendesishme perfshijne sigurimet shoqerore dhe shendetesore per te punesuarit. Edhe vete administratori, nese eshte me pagese, duhet te sigurohet si i punesuar. Normat aktuale ndahen ndermjet punedhenesit dhe punemarresit, duke krijuar nje barre shtese mbi koston e punes, qe duhen llogaritur me kujdes gjate planifikimit financiar te biznesit.

Per administratoret me page dhe punonjesit:

  • Sigurime Shoqerore: 15% punedhenesi + 9.5% punemarresi
  • Sigurime Shendetesore: 1.7% punedhenesi + 1.7% punemarresi

Shembull:

Nje punonjes (ose administrator me page) ka nje page bruto mujore prej 60,000 lekesh.

Kontributet qe i mban punedhenesi (shtese mbi pagen bruto):

  • Sigurime Shoqerore (15%):
    60,000 × 15% = 9,000 leke
  • Sigurime Shendetesore (1.7%):
    60,000 × 1.7% = 1,020 leke

Totali i kontributeve qe paguan punedhenesi ne emer te punonjesit:
9,000 + 1,020 = 10,020 leke

Kontributet qe i mbahen punonjesit nga paga bruto:

  • Sigurime Shoqerore (9.5%):
    60,000 × 9.5% = 5,700 leke
  • Sigurime Shendetesore (1.7%):
    60,000 × 1.7% = 1,020 leke

Totali i kontributeve qe i zbriten punonjesit nga paga bruto:
5,700 + 1,020 = 6,720 leke

Paga neto qe merr punonjesi:

60,000 leke (bruto) – 6,720 leke (kontribute) = 53,280 leke (neto)

Kosto totale per punedhenesin per nje page mujore bruto 60,000 leke eshte Paga bruto 60,000 leke + Kontributet e tij 10,020 leke = 70,020 leke

– Taksa vendore

Ne nivel lokal, çdo bashki ka kompetence per te vendosur taksa vendore, qe mund te perfshijne tarifat per pasurite e paluajtshme, per tabelat e reklamimit, per zenien e hapesires publike, dhe te tjera. Edhe pse mund te duken te vogla ne vlere, keto taksa jane te domosdoshme per t’u respektuar, perndryshe sjellin penalitete dhe bllokim te lejeve perkatese.

4. Perspektiva per investitoret e huaj

Per investitoret nderkombetare, Shqiperia paraqet nje mundesi interesante, jo vetem per shkak te kostos se ulet te operimit, por edhe per shkak te procedurave relativisht te lehta te regjistrimit. Ligji shqiptar njeh te drejten e shtetasve te huaj per te krijuar dhe zoteruar subjekte tregtare ne te njejtat kushte si shtetasit shqiptare. Megjithate, nese personi i huaj deshiron te jete aktivisht i perfshire ne menaxhimin e biznesit nga Shqiperia, eshte i detyruar te pajiset me leje qendrimi per qellime ekonomike.

Regjistrimi i nje shoqerie ku perfshihen shtetas te huaj kerkon me shume kujdes, sidomos ne pergatitjen e dokumenteve te perkthyera dhe legalizuara qe duhet te paraqiten ne QKB. Per kete arsye, eshte gjithmone e keshillueshme qe te angazhohet nje perfaqesues ligjor apo konsulent vendas qe te ndihmoje ne pergatitjen dhe menaxhimin e procedurave administrative.

5. Disa keshilla praktike

  • Konsultohuni me nje ekspert ligjor ose kontabel para regjistrimit – zgjedhja e formes ligjore, struktura e kapitalit dhe pergjegjesite tatimore kane efekte afatgjata.
  • Rregulloni çeshtjet e adreses se aktivitetit perpara regjistrimit – QKB nuk lejon adresa te pasakta ose te dyshimta.
  • Mos neglizhoni raportimet mujore edhe nese nuk keni aktivitet – penalitetet per vonesa jane te larta.

Regjistrimi i nje biznesi ne Shqiperi eshte nje proces qe mund te realizohet shpejt dhe me kosto minimale nese kryhet ne menyren e duhur. Megjithate, menaxhimi i tij, sidomos ne aspektin tatimor, kerkon vemendje te vazhdueshme, raportim te rregullt dhe nje kuptim te qarte te detyrimeve ligjore. Ne nje mjedis ku ligjet fiskale jane te ndryshueshme dhe shpesh te nderlikuara, eshte thelbesore qe çdo sipermarres te punoje ne bashkepunim me eksperte te fushes per te shmangur gabime te kushtueshme dhe per te ndertuar nje baze te qendrueshme per suksesin e biznesit te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *