
LEJA E LINDJES, FAKTE RRETH SAJ
Leja e Lindjes eshe nje e drejte ligjore shume e rendesishme per cdo punemarres qe eshte prind duke qene se synon dhe ka si qellim perfundimtar dhenien e perkujdesjes ndaj femije se porsalindur deri ne 1 vit pas lindjes.
1. Cfare eshte Leja e Lindjes dhe kush e perfiton?
Leja e lindjes eshte nje peridhe kohore e limituar e cila i ofrohet cdo punemarresi qe behet prind, para dhe pas lindjes. Kryesisht dhe zakonisht leja e lindjes merret me shume nga grate me synimin e clirimit nga detyrat profesionale, rikuperimit pas lindjes dhe perkujdesjen kundrejt femijes se porsalindur.
Per gruan ligji shqiptar parashikon detyrimisht marrjen e lejes se lindjes per nje periudhe prej 35 dite perpara lindjes dhe 62 dite pas lindjes. Gjate kesaj periudhe, pra 35 dite perpara lindjes dhe 62 dite pas lindjes, puna eshte e ndaluar kategorikisht per gruan qe lind.
Pas kalimit te periudhes se detyrueshme per lejen e lindjes, njeri prej prinderve, nena ose babai, vullnetarisht mund te zgjedhin te kthehen ne pune ose te zgjasin lejen e lindjes deri ne 1 vit.
Por, leja e lindjes nuk eshte e njejte si per grate qe lindin vetem nje femije ashtu edhe per grate qe lindin me shume se nje femije. Per gruan qe ka ne barre me shume se nje femije, periudha e detyrushme e lejes se lindjes pershin 60 dite para lindjes dhe 63 dite pas lindjes se femijeve. Pra ne kete rast, nese gruaja zgjedh te marre lejen e plote te lindjes, periudha e perfitimit do te jete 390 dite kalendarike.
Gruas i jepet prioritet ne te drejten e marrjes se Lejes se Lindjes, dhe kjo per arsye te dukshme. Po burri, a ka te drejte te marre leje lindje?
Sigurisht qe po! Ligji shqiptar parashikon se ne rastin e lindjes se nje femije, burri, qofte ky bashkeshort apo bashkejetues, ka te drejte te perfitoje 3 dite pushimi te paguar. Me pas, sic e permendem me siper, ai ka te drejte qe te marre lejen e lindjes deri ne 1 vit, nese gruaja zgjedh te ktehet ne pune pas periudhes se detyrushme prej 62 dite pas lindjes.
2. Si paguhet Leja e Lindjes?
Sipas Ligjit “Per Sigurimet Shoqerore”, percaktohet se pagesa gjate lejes se lindjes nuk paguhet nga punedhenesi por nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore.
Sipas ketij ligji, pagesa gjate Lejes se Lindjes eshte:
- 80 perqind e mesatares ditore te bazes se vleresuar neto te dymbedhjete muajve te fundit nga data e lindjes te se drejtes per pagese per periudhen e paralindjes dhe per 150 dite kalendarike pas lindjes;
- 50 perqind e mesatares ditore te bazes se vleresuar neto te dymbedhjete muajve te fundit nga data e lindjes se te drejtes per pagese per periudhen tjeter ne vazhdim.
3. A ka detyrime Punedhenesi gjate shtatzanise dhe pas lindjes?
Patjeter qe po.
Duke qene se nje grua gjate gjithe periudhes se shtatezanise eshte ne nje situate shendetesore me vulnerabel se zakonisht Punedhenesi eshte i detyruar nga ligji qe te ofroje kushte dhe nje ambjent pune qe shmang cdo rrezik apo komplikacion te mundshem shendetesor qe mund te ndikoje nenen dhe fetusin.
Sa me siper, Punedhenesi, para lindjes, detyrohet te marre te gjitha masat per te shmangur punet e rrezikshme duke perfshire ketu nderrimin e pozicionit te punes si dhe te ndaloje kryerjen e oreve shtese.
Pas lindjes, Punedhenesi eshte i detyruar ligjerisht te shkurtoje orarin e punes nga 8 ore ne 6 ore ose te mundesoje 2 ore pushimi me qellim dhenien gji te foshnjes.
Ne rast te perfundimit te kontrates se punes gjate shtatzenise, Punedhenesit i bie barra e proves per te treguar qe kontrata e punes nuk eshte perfunduar per shkaqe qe kane lidhje te drejtperdrejte apo te terthorte me shtatzanine.
4. Cfare ndodh me pozicionin aktual te punes kur Punemarresi perfundon Lejen e Lindjes?
Me mbarimin e lejes se lindjes, punemarresi ka te drejte te kthehet ne vendin e punes ose ne nje vend pune te barasvlershem, ne kushte qe nuk jane me pak te favorshme per te, si dhe te perfitoje çdo permiresim te kushteve te punesimit qe do te kishte perfituar gjate mungeses.
Per te rezervuar nje konsulte fillestare ,mund te na kontaktoni ne:
E-mail: info@visionconsultingalbania.com
Tel: +355 68 404 55 66
