
Kontrata sipas legjislacionit shqiptar
Ne legjislacionin shqiptar, kontrata eshte nje rregullator i cdo marredhenie juridike duke perfaqesuar marreveshje, kryesisht me shkrim por edhe verbale, te arritur mes dy ose me shume paleve, te cilat krijojne, ndryshojne ose shfuqizojne nje marredhenie juridike, duke percaktuar te drejtat dhe detyrimet e paleve te perfshira.
Kontratat jane te rregulluara nga Kodi Civil i Republikes se Shqiperise, duke filluar nga Neni 659 e vijues i Kodit Civil duke na ofruar keshtu nje kornize te qarte dhe ligjore mbi menyren e lidhjes dhe zbatimit te kontratave, duke pasur si qellim sigurine juridike dhe stabilitetin e marredhenieve ekonomike dhe shoqerore.
Ne cdo legjislacion, Kontratat, pavarsisht objektit te tyre, u jepet nje rendesi e madhe pasi ato mundesojne nje kornize te qarte per mbrojtjen e te drejtave dhe detyrimeve te paleve, duke parandaluar pasiguri dhe mosmarreveshje ne te ardhmen.
Por cfare eshte nje kontrate sipas legjislacionit shqiptar dhe pse eshte e rendesishme?
Sipas nenit 659 dhe 660 te Kodit Civil nje kontrate eshte nje marreveshje qe ka si qellim te krijoje, modifikoje ose shfuqizoje nje marredhenie juridike mes dy ose me shume paleve duke i lejuar palet te percaktojne lirisht permbajtjen e saj.
Kontrata si nje veprim juridik mund te jete verbale ose e shkruar, ndonese per disa kontrata ligji kerkon qe ato te jene te shkruara dhe noteriale per te qene te vlefshme dhe/ose te provueshme.
SHEMBULL
Kur dy individe bien dakord per te shitur nje pasuri, kjo marreveshje duhet te jete ne formen e nje kontrate te shkruar, pasi permban elemente te rendesishem si pronesia dhe transferimi i pasurise.
Nderkohe, nje marreveshje per t’u takuar per nje takim miqesor ose dhenia e nje libri per lexim tek nje mike ose mikeshe mund te jete vetem nje kontrate verbale.
Llojet e kontratave sipas legjislacionit shqiptar
Ne Shqiperi, legjislacioni ka ndare kontratat ne disa kategori ne perputhje me natyren e marredhenieve dhe llojin e objektit te kontrates. Ja disa lloje te rendesishme:
Kontratat civile
Kontratat civile rregullojne marredheniet personale dhe pasurore ndermjet individeve. Ato mund te jene per dhenien hua, sherbime, marreveshje per dhurim, etj. Ligji i percakton parimet themelore te ketyre kontratave, siç jane liria e pelqimit dhe respektohet integriteti i paleve.
Kontrata tregtare
Keto kontrata jane te lidhura me aktivitetin e biznesit dhe perfshijne transaksione per shitjen e mallrave, furnizimin e sherbimeve, ose marreveshje te tjera ekonomike. Kontratat tregtare jane te rregulluara gjithashtu nga legjislacioni civil dhe specifika te tjera te ligjit “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, siç jane rregullat per konkurrencen e ndershme, perparesite e pagesave, dhe penalitetet per shkelje.
Kontrata e punes
Kjo eshte nje kontrate tipike qe rregullon marredhenien midis punedhenesit dhe punonjesit. Ajo permban elemente te tilla si detyrimet e punedhenesit, pagesen e pages, orarin e punes, te drejtat e punonjesit, dhe çdo detyrim te veçante qe lidhet me aktivitetin e punes. Kontraten e punes e mbrojne rregullat e Kodit te Punes dhe ligjet qe lidhen me mbrojtjen e te drejtave te punonjesve.
Kontrata e qirase
Kjo eshte nje kontrate qe lidhet me dhenien me qira te pasurive te paluajtshme ose te lujtshme. Kontratat e qiradhenies jane shume te zakonshme ne tregun shqiptar dhe duhet te jene te qarta per te shmangur mosmarreveshje, sidomos ne lidhje me afatet e pageses, pasojat e shkeljes se kushteve dhe nderhyrjen e paleve te treta.
Elementet qe bejne nje kontrate te vlefshme
Sipas legjislacionit shqiptar, per te pasur nje kontrate te vlefshme dhe te zbatueshme, duhet te permbushen disa kushte thelbesore. Keto kushte jane:
- Pelqimi i lirisht shprehur i paleve
Pelqimi i te dy paleve eshte thelbesor per te krijuar nje kontrate te vlefshme. Ky pelqim duhet te jete i vullnetshem, i lirisht shprehur dhe i qarte. Nese njera nga palet eshte e detyruar te nenshkruaje kontraten nen presion ose mashtrim, kjo kontrate nuk eshte e vlefshme. - Kapaciteti per te kontraktuar
Te dy palet duhet te kene aftesine juridike per te kontraktuar. Me ke do te kuptojme do t ekuptojme se palet kontraktore duhet te jene te moshes madhore dhe te kene aftesi mendore per te kuptuar pasojat e veprimeve te tyre. Nese nje individ eshte i paafte per te kontraktuar (p.sh., per shkak te moshes ose semundjes mendore), kontrata mund te shpallet e pavlefshme. - Objekti i ligjshem i kontrates
Kontrata duhet te kete nje objekt te qarte, te ligjshem, te mundeshem, te caktuar ose qe mund te percaktohet. Nese objekti i kontrates eshte i paligjshem ose kunder interesave publike (p.sh., nje kontrate per shitjen e lendeve narkotike), ajo do te jete e pavlefshme. - Forma e kontrates
Disa kontrata, si ato qe lidhen me pasurite e paluajtshme (shitje tokash, apartamentesh), duhet te jene te shkruara per te qene te vlefshme. Per kontrata te tjera, si ato per sherbime ose shitje mallrash, forma mund te jete verbale, perveçse kur ligji kerkon nje format te caktuar (p.sh., kur kontrata kalon nje vlere te caktuar monetare).
Efektet e kontrates dhe zbatimi i saj
Kontratat kane efekte te fuqishme per palet dhe mund te kene efekte te drejtperdrejta ndaj te treteve. Kjo do te thote se nje kontrate e ligjshme e lidh te dyja palet per te respektuar detyrimet e marra persiper, dhe nese njera pale nuk i permbush keto detyrime, pala tjeter mund te kerkoje zbatimin e kontrates ose demshperblim.
Nese nje kontrate eshte shkelur, palet mund te perdorin mjetet ligjore te percaktuara per te kerkuar mbrojtje te drejtes se tyre, si p.sh. kerkesen per anulimin e kontrates, kerkesa per demshperblim, ose kerkesa per permbushjen e kontrates.
Shfuqizimi dhe ndryshimi i kontrates
Shfuqizimi dhe ndryshimi i kontrates jane mundesi te ofruara nga legjislacioni shqiptar per t’u siguruar qe kontratat te mbeten te drejta dhe te ligjshme. Kontratat mund te shfuqizohen kur:
- Pelqimi eshte i dhene nen presion, mashtrim ose dhune.
- Ka mangesi te rendesishme ne permbushjen e kushteve te kontrates.
- Kontrata ka nje objekt te paligjshem.
Gjithashtu, palet mund te dakortesojne per te ndryshuar disa kushte te kontrates permes nje marreveshjeje te re ose i quajtu ndryshe “Adendum”.
Kontratat jane themeli i shume marredhenieve juridike dhe ekonomike pasi ofrojne nje mundesi per te pasur marreveshje te qarta dhe te ligjshme mes paleve dhe per te siguruar zbatimin e te drejtave dhe detyrimeve.
Eshte shume e rendesishme qe individet por gjithashtu dhe kompanite te cilat futen ne marreveshje me pale te tjera per kontrata te ndryshme dhe sidomos kur behet fjale per shuma te medha monetare apo penalitete te renda, te kene nje kuptim te plote te ligjit dhe te kerkesave qe lidhen me lidhjen e kontratave.
Shpesh here verehen kontrata, permbajtja e te cilave hartuar me inteligjence artificiale.Te hartura ne kete format shume shpesh kontratat e humbasin rendesine e tyre duke mos i dhene vemendjen e duhur marredhenies juridike qe do te krijohet me nenshkrimin e kontrates.
Ne cdo rast, ne cdo marredhenie juridike qe deshironi te krijoni, ndryshoni apo shuani, eshte e rekomandueshme te konsultoheni me nje avokat per te siguruar qe kontrata juaj te jete e plote, e sakte dhe e ligjshme.
