fbpx
Rimbursimi i TVSH-se

Rimbursimi i TVSH-se mund te kerkohet nga eksportuesit kur teprica e tyre tejkalon shumen 400 000 leke. Ky eshte rregullimi qe ben Ligji Nr.92/2014 “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne Republiken e Shqiperise”.

Se fundmi VKM-ja Nr. 418, date 08.07.2021 ka sjelle disa ndryshime në Vendimin nr. 953, date 29.12.2014, ku parashikohen kushti i ri per rimbursimin e TVSH-se:

  • Pasja e nje statusi aktiviteti “aktiv”

Pra ne ndryshim nga me pare kur nuk percaktohej nese eksportuesit qe kerkonin rimbursimin duhet te kishin status aktiv ose pasiv, tashme ligji ne menyre te qarte parashikon se perpos kushteve te tjera, qe eksportuesi te kerkoje rimbursim kur teprica e tij kalon 400 000 leke, duhet te kete detyrimisht status “aktiv”.

Nje risi tjeter e sjelle nga kjo VKM eshte fakti qe tashme, per te marre rimbursimin, nuk kerkohet me paraqitja e deklarates doganore te eksportit si dokument prove e kryerjes se eksportit.

Nese nga analiza e riskut rezulton se personi i tatueshëm qe i jepet rimbursimi duhet t’i nenshtrohet procesit te kontrollit tatimor, e gjithe procedura, perfshire kontrollin, perfundon brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se kerkeses. Edhe nese procedura e kontrollit nuk ka mbaruar ne afat rimbursimi i TVSH-se do te kryhet nepermjet sistemit te thesarit, me perjashtim te kerkesave te personave te tatueshem qe rezultojne me status te aktivitetit “pasiv”, të cilet detyrimisht do te rimbursohen pas perfundimit te procedures se kontrollit tatimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *