fbpx
E-ALBANIA

E-albania, sherbimet e administrates tashme online.

Si pjesë e përgjegjësive të marra nga Republika e Shqipërisë si “vend kandidat për anëtaresimin në BE”, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një nga 5 prioritetet kryesore të qeverisë. Për këtë qëllim janë ndërmarrë hapa duke miratuar një kuadër ligjor gjithëpërfshirës që nga viti 2008 dhe më pas si:

Ligji nr. 9880, datë 25.02.2008 “Për nënshkrimin elektronik”
Ligji nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimin elektronik në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 10273, datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik”
Ligji nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”
Ligji nr. 13, datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike pranë sporteleve në Republikën e Shqipërisë”

Qëllimi i paketës së dixhitalizimit e cila eshte e perfshire në Axhendën Dixhitale 2015-2020 të miratuar nga Qeveria, ishte lehtësimi i aksesit të publikut në sektorin administrativ/qeveritar duke krijuar mundësinë e përdorimit dhe përfitimit të shërbimeve të tilla nëpërmjet një portali online.

Qendra Kombëtare e Biznesit ose QKB ka luajtur një rol vendimtar në këtë aspekt, duke qenë institucioni i parë në Shqipëri që ofron një gamë të gjerë shërbimesh në një vend, duke shërbyer si një ent “one-stop-shop”.
Qendra Kombëtare e Biznesit u krijua në vitin 2015 si bashkim i 2 ish institucioneve: Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Qendra Kombëtare e Licencimit (të dyja ekzistuese që nga viti 2008), te cilat ofronin asistencë per publikun nepermjet sporteleve.

Ky artikull ofron një pershkrim në lidhje me reformat më të fundit të qeverisë shqiptare për dixhitalizimin e sektorit të shërbimeve publike. Për këtë qëllim, artikulli analizon kuadrin ligjor dhe praktikën në fuqi.

Për më shumë informacion, ndiqni linkun:

https://www.academia.edu/42084523/Governmental_services_in_Albania_-just_a_click_away_myth_or_fact

Shkarko artikullin >>> Electronic reform in Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *